E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia sulmon me raketa Zaporizhian në Ukrainë, të paktën 26 të plagosur

Një sulm me raketa ruse në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal.

“Rusët lëshuan bomba ajrore të drejtuara, duke shkatërruar ndërtesa apartamentesh dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe një institucion arsimor”, shkroi guvernatori Ivan Fyodor në një postim në aplikacionin Telegram.

Reklamë

Tre sulme goditën kryeqytetin rajonal dhe periferitë e tij, shtoi ai. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se puna për pastrimin e rrënojave po vazhdonte.

Policia ukrainase, sipas BBC-së, njoftoi se brenda gjysmë ore Zaporizhia u godit nga katër bomba ajrore të drejtuara. Dy nga bombat goditën ndërtesa apartamentesh, duke shkatërruar 130 apartamente. Bomba e tretë goditi një infrastrukturë ku u dëmtuan objektet e prodhimit. Bomba e katërt shpërtheu pranë një shkolle të mesme. Nxënësit nuk u lënduan, por një grua u plagos.

Zaporizhia, e cila kishte rreth 710,000 banorë para fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022, bombardohet rregullisht nga ushtria ruse, e cila po përparon gradualisht, me vijën e frontit më pak se tridhjetë kilometra larg.

Qyteti i Zaporizhias, ndodhet më pak se 25 kilometra nga vija e frontit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë