Subscribe

Në Tiranë u prezantua për publikun shqiptar libri i politikanit grek Theodhoros Pangalos “Me Papandreun ne europe” përkthyer nga Kristaq Pulla. Presidenti Ilir Meta u shpreh mirënjohës për ish-kryeministrin grek Andreas Papandreu, qe sipas tij ka kontribuar shume ne marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Pangalos zbulon ne librin e tij negociatat që ka kryer Greqia  për anëtarësimin e saj në vitin 1981 në Bashkimin Europian, dhe vështirësitë e hasura gjatë bisedimeve.

 

Theodhoros Pangalos: Libri flet për marrëdhëniet e mia me Andrea Papandreun gjatë kohës që kam qenë ministër i jashtëm. Ky libër është i vlefshëm për shqiptarët që do të fillojnë negociatat me europën, shpresoj të fillojnë sa më shpejt. Në kohën kur ne negocionim për t’u bashkuar me europën, zonja Theçer nuk e donte Andrean, e urrente atë dhe përpiqej ta pengonte në negociata, por edhe europianët bëjnë gabime.

 

Theodhoros Pangalos u ndal edhe te marrëdhëniet e tij me Shqipërinë duke ndarë takimet e bisedat e tij me aktore te ndryshëm te politikes e veçanërisht me ish-kryeministrin Berisha.

 

Theodhoros Pangalos: Zotit Berisha i kam thënë dy gjëra, për të cilat unë këmbëngulja shumë. Çështja e parë ishin piramidat dhe Berisha më akuzoi që isha dinak dhe sugjeroja të ndaloheshin piramidat qëllimisht që shqiptarët t’u drejtoheshin bankave greke. Çështja e dytë që i kërkova ishte të nxirrte nga burgu Fatos Nanon, më tha është e paligjshme, i propozova të nxirrte një ligj të posaçëm  e ta nxirrte nga burgu. Kur e kam takuar shumë kohë më vonë Berishën më tha që kisha pasur të drejtë për të dyja rastet.

 

Theodhoros Pangalos është politikani grek i cili gjithnjë ka qenë krenar për prejardhjen e tij arvanitase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *