E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje edhe nga ajri

Pasditen e kësaj të enjte është riaktivizuar vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës, ku flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Situata ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Reklamë

Për neutralizimin e zjarrit po punojnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 forca bashkiake. Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të angazhohet në operacionin për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg zonës së banuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë