Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj kalon Vetting-un. Ajo u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve.

Pas vlerësimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e pastër në tre kriteret: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Imeraj është akuzuar së fundmi për disa vepra, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *