Anton Martini është prokurori i tretë që aplikon për të qenë pjesë e struktures se posacme antikorrupsion.

 

Aktualisht martini mban postin e prokurorit në prokurorinë e krimeve të rënda, ndërsa më herët, ka qenë drejtues në prokurorinë e Shkodrës.

 

Martini ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka hetuar edhe disa nga dosjet më të bujshme në vend: bandën e Lushnjës, atë të Durrësit, bandën e Cërrikut, dosjen e Lazaratit, si dhe rastin e Arben Frrokut.

 

Aplikimet për 15 vende në spak janë të hapura deri ne 5 shkurt, ndërsa më herët kanë aplikuar edhe Klodian Braho e Besnik Muçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *