Subscribe

Prodhuesit ushqimorë nuk po gjejnë paqe, për politikat e gabuara sipas tyre që solli paketa fiskale 2019.

 

Luan Qosja është një fermer që prodhon qumësht, cili tashmë gjendet përballë rrezikut të uljes së çmimit të produktit. Fabrikat e qumështit, refuzojnë ti blejnë produktin  me një TVSH 6% sikur parashikon ligjin dhe ta shesin me 20%, ndaj kërkojnë ulje të çmimit.

 

Prodhuesit agroushqimorë thonë se që nga janari kanë një kosto të shtuar për mallrat që blejnë nga fermerët prej 14%, që sipas tyre në vit llogaritet 100 milionë euro. Ndonëse kanë paraqitur ankesën e tyre tek ministria e bujqësisë dhe ajo e financave, deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje.

 

“Nuk e kuptojmë logjikën e zyrtarëve të Ministrisë së Financave. Fillimisht na thanë se s’keni kosto, më pas na thanë se kostoja është e vogël, aq sa shpesh herë na duket sikur nuk po flasim me teknicienë. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet deri në 14 mars, ne ose do refuzojmë të blejnë produktin ose do ta blejmë me një çmim 14 % më pak, –thotë Alban Zusi, kryetar i shoqatës se prodhuesve ushqimorë.”

 

E gjithë kjo situatë, sipas bizneseve vendase e ka një arsye, të favorizohen mallrat e importit.

 

“Ne nuk duam ta besojmë. Por me këtë ligj favorizohen mallrat e importit. Ju do të prisni dhe do të shikoni që importet do të rriten me këtë ligj, i cili nuk bën gjë tjetër por fundos prodhimin vendas.”

 

Kjo situatë në të cilën janë përfshirë fermerët edhe prodhuesit kërkon ndërhyrje në ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, por deri më tani nuk ka një nisëm të tillë nga ministria për ndryshim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *