Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vijoi këtë fundjave prishjen e disa objekteve përgjatë lotit të dytë dhe të tretë të Unazës së Re.

 

Aksioni u bë në bashkëpunim me banorët, të cilët më herët kishin zhvendosur orenditë dhe paisjet e tjera nga ndërtesat e tyre.

 

Familjet që nuk po pengojnë aksionin ishin dy ditë më parë në një takim informal me kryeëbashkiakun Veliaj, ku diskutuan për projektin zgjerimit të rrugës si dhe për format e dëmshpërblimit.

 

Ndërkohë, mjetet e Inspektoriatit të Bashkisë kanë bërë dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte pas prishjeve. Aksioni me shembjet bëhet në kohën kur dhjetera banorë te tjerë të Unazës po protestojnë prej një muaji duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *