Subscribe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar kuvendit me fjalën e saj të fundit për këtë vit duke e nisur me luftën ndaj pandemisë.

 

Kryetarja e shtetit bëri thirrje për solidaritet ndërsa shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen amerikane, jo vetëm në këtë rast.

 

Sa i takon politikës së jashtme, Osmani nuk i kurseu kritikat për një pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Washington, sipas së cilës u ndal lobimi mos për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 

“Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive  të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa reshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”

 

Presidentja Osmani gjithashtu kritikoi Bashkimin Evropian mbi mohimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

 

“Vonesa disavjeçare në procesin e liberalizimit të vizave po dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe besueshmërinë e bashkimit Evropian, prandaj po punojmë pa reshtur me partnerët tanë, që ky proces të përmbyllet suksesshëm sa më shpejt. ”

 

Sa i takon dialogut me Serbinë, kryetarja e shtetit deklaroi se nuk mund të ketë sukses nëse Beogradi nuk heq dorë nga synimet territoriale dhe idetë e shekullit të kaluar.

 

“E shoh dialogun me Serbinë si mjet të fuqishëm për stabilitetin e rajonit. Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces duke ofruar propozime konkrete. Për fat të keq nuk e shohim këtë gatishëmri tek Serbia, qëllimet e tyre mbeten të njëjta sado që ndryshon strategjia. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Beogradi synon të përdorë edhe Kosovën në këtë drejtim. ”

 

Presidentja e Kosovës shtoi në fjalën e saj se e vetmja zgjidhje që sjell paqe në rajon është njohja reciproke dhe Serbia duhet domosdoshmërisht të heqë dorë nga politikat e saj agresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *