Xi Jinping nuk harroi Tajvanin në fjalimin e tij të Vitit të Ri, duke thënë se asnjë vend nuk mund të ndalojë “ribashkimin” e Pekinit me Taipein.
“Njerëzit në të dy anët e ngushticës së Tajvanit janë një familje. Askush nuk mund të prishë lidhjet tona familjare dhe askush nuk mund të ndalojë prirjen historike të ribashkimit kombëtar”, tha presidenti kinez.
🇨🇳 : Xi Jinping annonce la prochaine réunification de Taïwan avec la Chine.
“Personne ne peut arrêter la marche historique de la Chine.” #Chine #Taiwan pic.twitter.com/AnNmRm7Ls0— Infos Minutes (@InfosMinutesFR) December 31, 2024
Vihet re se në fjalimin e tij të Vitit të Ri vitin e kaluar, Xi kishte thënë gjithashtu se “ribashkimi i Kinës dhe Tajvanit është i pashmangshëm dhe se njerëzit nga të dyja palët duhet të jenë të lidhur me një sens të përbashkët qëllimi.”
Kina e konsideron Tajvanin territorin e saj, megjithatë, Tajvani hedh poshtë pretendimet e Pekinit, duke thënë se “vetëm njerëzit e saj mund të vendosin të ardhmen e tyre dhe Pekini duhet të respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez”.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit njoftoi zbulimin e disa avionëve dhe anijeve ushtarake të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze (PLA) rreth ishullit.





