Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli zhvilloi këtë të hënë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Mbështeja që i ka dhënë Sassoli Shqipërisë lidhur me integrimin drejt BE-së u vlerësua edhe nga vetë Ruçi.

 

“Në saj të këtij vizioni dhe të këtij qëndrimi, Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë, gjatë presidencës kroate, bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria drejt destinacionit të saj europian ka vetëm një Plan A. Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen. Shqiptarët dhe të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do tju jenë përjetësisht mirënjohës për vlerësimin që u bëni atyre si bashkëmbartës të vlerave europiane, qytetëruese e perëndimore.”

Ndër të tjera, Ruçi e qartësoi kreun e PE-së për zbatimin e Planit të Veprimit për integrimin europian, në reflektim të rekomandimeve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi si edhe përfundimin e reformës zgjedhore.

 

“Në Shqipëri gjeta një vend të bashkuar rreth perspektivës europiane dhe këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel. Jam shumë i kënaqur që politika, institucionet dhe shoqëria civile nuk janë dekurajuar, por rikonfirmuan vazhdimin e përpjekjeve për integrimin europian. Uniteti dhe kohezioni në përspektivën europiane është themelore për shpejtimin e hapave të integrimit. Vazhdoni dialogun dhe punoni për shpejtimin dhe thellimin e reformave afatgjata. Sinjalet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pozitive.”

 

Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Rudina Hajdari dhe Nimet Musai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *