Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk lejon transmetimin...

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi në themel...

Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea...

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër,...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm...

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri...

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve

26 Maj 09:24

Në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin me temë “Rifokusimi te Paqja dhe Prosperiteti në Ballkan”, ku theksoi rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe rolin vendimtar të SHBA në sjelljen e paqes në rajon.

Presidenti kujtoi se tri dekada më parë, në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin dhe Marrëveshja e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.

“Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes sepse e kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Kosova sot qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional, një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës dhe dialogut,” tha Presidenti.

Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe theksoi nevojën për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës, duke e lidhur këtë me përkushtimin më të gjerë të Shqipërisë për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi të mirë.

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishin të mundura. Rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin që ka sot,” u shpreh ai, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, NATO-s dhe BE-së në Ballkan.

Në fjalën e tij, ai konfirmoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Shqipëria dhe përkushtimin ndaj forcimit të solidaritetit dhe kohezionit në NATO, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Bashkimi Evropian për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Presidenti u ndal edhe te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se paqja dhe liria nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur në çdo kohë dhe në çdo cep të globit.

“Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet,” përfundoi Presidenti Begaj./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk lejon transmetimin live: Procesi s’mund të shndërrohet në spektakël

më shumë...

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi në themel për ish-Presidentin

më shumë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

më shumë...
Violand Braçellari dhe Enea Mekolli

Vrasja e efektivit në Maliq, çfarë u gjet në shtëpinë e 43-vjeçarit: Armë, dronë dhe radio policie! Braçellari u denoncua nga çobani, e kishte kërcënuar me jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:57

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk...

11:32

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi...

11:14

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
10:50

Vrasja e efektivit në Maliq, çfarë u...

10:37

EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në...

10:28

Kolegët nuk mbajnë lotët, mbahen homazhet për...

10:03

Aksidenti i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, viktima...

9:51

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, transportohet...

9:47

Njëri djalë i vdiq 6 muaj më...

9:47

“Jo 1, por 300 dronë për ty”,...

9:34

Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë, një viktimë...

Foto ilustruese
9:26

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të...

9:21

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose...

9:21

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat,...

8:38

Një nga speciet më të rrezikuara në...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:12

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua...

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

Më të klikuarat

  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.