Avioni malajzian “Boing 777” me 298 persona në bord që u rrëzua në Ukrainë në vitin 2014 është qëlluar nga një raketë ruse. Ky është konkluzioni përfundimtar i grupit të hetuesve ndërkombëtare, të cilët kanë ekzaminuar për rreth dy vjet, provat e mbledhura. Ekspertët kanë thënë se mjeti fluturues që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, është qëlluar nga rajonet separatiste në lindje të Ukraines, ku janë vendosur rebelët pro rus. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, i cili ka përgënjeshtruar konkluzionet e këtij hetimi, duke thënë se Rusia, nuk ka futur armë në territorin ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *