Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, Ministri Demo prezanton planin për...

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin...

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e...

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e...

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin...

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Politika uron 8 marsin, Nikolla: Zhvillimi shoqëror nxitet nga investimi tek gratë dhe vajzat! PD: Është ditë proteste për gratë e vrara

8 Mars 10:15

Me rastin e 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të Gruas, politika shqiptare ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat.

Kryeparlametarja Lindita Nikolla në një postim në rr jetin social ka deklaruar se asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.

Këtë vit, tema e përzgjedhur  për të kremtuar këtë ditë domethënëse  është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”

Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare”, shkruan Nikolla.

Ndërsa PD, në një deklaratë për mediat ka thënë se 8 marsi është ditë proteste për gratë e vrara dhe nënat që fëmijët e tyre i kanë në emigrim. Kjo ditë sipas PD, duhet të jetë ditë proteste edhepër vajzat që nuk po marrin arsim cilësor apo edhe për gjyshet që nuk po u indeksohen pensionet, apo edhe për studentet e diplomuara që nuk po marrin vlerësimin e duhur.

“8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e gruas!

Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës.

Sot është ditë feste dhe Gëzuar!

Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh”, shkruan PD.

Edhe deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar se 8 marsi duhet të jetë ditë proteste dhe reflektimi për gratë dhe vajzat.

“8 marsi ditë proteste dhe reflektimi!

Më shumë se 160 gra të vrara në 14 vitet e fundit në Shqipëri.

Mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtjeje gjatë vitit që lamë pas

Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe viktima e parë e kësaj dhune është gruaja.
Mundësitë për punësim janë më të vogla për gratë sesa për burrat. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2%, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7%.

Rritja e kostove të jetesës për shkak të inflacionit ka rënduar më shumë mbi gratë, sidomos për gratë kryefamiljare.
Mijëra gra dhe vajza janë detyruar të emigrojnë vitet e fundit në kërkim të shpresës.

Sot nuk është një ditë feste, është një moment reflektimi për mundësitë që duhen shfrytëzuar për t’ua bërë grave jetën më të mirë”, shkruan Xhixho. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
8 Mars Lindita Nikolla PD

Nga e njëjta kategori

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, Ministri Demo prezanton planin për modernizimin e infrastrukturës urbane

më shumë...

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

më shumë...

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

më shumë...

“Do përballej me gjithë botën për mua”, Sara Karaj uron bashkëshortin për ditëlindje: Djali më i mirë në botë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:15

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, Ministri Demo prezanton...

9:58

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës...

9:57

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat,...

9:50

“Do përballej me gjithë botën për mua”,...

9:40

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të...

9:37

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

8:46

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në...

8:39

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama...

8:29

Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një...

8:15

“Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve...

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.