Forcat e Lëvizshme Operacionale janë nisur në drejtim të Dibrës me qëllim parandalimin e sulmeve të ndodhura në KZAZ-n Nr.19 në Dibër.

 

Sipas policisë, KZAZ është sulmuar nga rreth 250-300 persona të cilët sipas saj kanë hedhur në drejtim të evfektivëve sende të forta, kapsolla dhe bomba molotovë.

 

E ndodhur përballë kësaj situate, policia e shtetit u ka bërë thirrje të gjithë organizatorëve që të ndalojnë sulmin menjëherë e të distancohen pasi po vihet në rrezik jeta e efektivëve.

 

Policia e Shtetit thekson më tej se ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore ndërsa njofton se do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *