Subscribe

U deshën dy grabitje spektakolare dhe një “ luftë ” mes qeverisë dhe koncesionarit, që në aeroportin e Rinasit , të merren masat për të rritur standardin e sigurisë.

 

Marrëveshja e firmosur nga policia e shtetit dhe TIA, tashmë parashikon investime dhe një bashkëpunim më të ngushtë me uniformat blu.

 

Pas grabitjes së fundit në prill të këtij viti aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza u mor në ruajtje në rrethimin e jashtëm nga ushtria ndërsa edhe policia e shtetit u angazhua me sigurinë në pistë.

 

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit TIA do të investojë edhe për të rikonstruktuar komisariatin e policisë kufitare të Rinasit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *