Subscribe

Gjykata la në burg pa afat tre efektivët e komisariatit të Kavajës, të cilët kishin për detyrë mbikëqyrjen e Ilvi Metës, 31-vjeçarit që vrau veten në ambientet e paraburgimit.

 

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Organi akuzës kërkoi masën e sigurimit arrest me burg, gjë që u pranua nga trupi gjykues. Te akuzuarit jane Bexhet Berberi e Rushit Kola me detyrë secili inspektor, si dhe Petrit Brahimajn nënkomisar. Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje te dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

 

Për ngjarjen reaguan edhe familjarët e viktimës, të cilët akuzuan policinë për dhunë duke hedhur poshtë pistën që 31-vjeçari t’i ketë dhënë fund jetës.

 

Ilvi Meta vrau veten këtë të mërkurë brenda dhomës së ndalimit në komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij veprimi. Ai u arrestua me urdhër të gjykatës për një vjedhje të ndodhur më 2 prill në një banesë në Kavajë. Që nga viti 2014, 31-vjeçari ishte shoqëruar 18 herë dhe dënuar 3 herë për të njëjtën vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *