Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Presidencialet në Francë, sondazhet nxjerrin favorite Le Pen

9 Korrik 18:26

Dy sondazhe të reja të publikuara në Francë e rendisin lideren e partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN), Marine Le Pen, si kandidaten favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pavarësisht dënimit të saj në apel për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian.

Sondazhet, të realizuara nga Ifop për LCI dhe Le Figaro, si dhe nga Toluna Harris Interactive për M6 dhe RTL, tregojnë se Le Pen do të kryesonte raundin e parë të zgjedhjeve dhe do të dilte fituese edhe në balotazhin e planifikuar për më 2 maj 2027.

Megjithatë, institucionet që realizuan anketimet theksojnë se rezultatet pasqyrojnë vetëm qëndrimin aktual të elektoratit dhe nuk përbëjnë një parashikim të rezultatit përfundimtar, pasi deri në raundin e parë të zgjedhjeve, më 18 prill 2027, situata politike mund të ndryshojë ndjeshëm.

Le Pen forcon avantazhin

Sondazhi i institutit Ifop e nxjerr Marine Le Pen me 36% të votave në raundin e parë, një rritje krahasuar me 32–34% që regjistronte në muajt e mëparshëm. Ndërkohë, asnjë prej rivalëve të saj nuk arrin të kalojë pragun e 19%.

Edhe sondazhi i dytë paraqet një tablo të ngjashme, duke e renditur Le Pen në vendin e parë dhe me një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë.

Anketimet u zhvilluan pasi Gjykata e Apelit konfirmoi fajësinë e Le Pen për keqpërdorim të fondeve europiane, por njëkohësisht uli afatin e ndalimit të saj për të kandiduar në zgjedhje. Pas këtij vendimi, liderja 57-vjeçare e Tubimit Kombëtar konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Kush mund ta sfidojë?

Sipas sondazheve, Marine Le Pen do të fitonte edhe raundin e dytë të zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të ishte kundërshtari i saj.

Rezultatin më konkurrues ndaj saj e regjistron ish-kryeministri francez Édouard Philippe, i cili shihet si rivali më i fortë në balotazh. Ndërkohë, Le Pen parashikohet të ketë një epërsi edhe më të madhe nëse përballet me ish-kryeministrin Gabriel Attal ose me liderin e së majtës Jean-Luc Mélenchon.

Nëse ky trend do të konfirmohet edhe në muajt e ardhshëm, Marine Le Pen do të hynte në garën presidenciale si favoritja kryesore për të marrë drejtimin e Francës pas përfundimit të mandatit të presidentit Emmanuel Macron.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Francë Le Pen presidencialet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri tani

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.