Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy persona që dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike në gjashtë shtete europiane.

 

Arrestimi dhe masa e sigurisë janë caktuar për llogari të mbretërisë daneze, një nga vendet ku trafikantët e dyshuar, kanë kryer aktivitetin kriminal.

 

Bëhet fjalë për trafik ndërshtetëror të kokainës e mariuhanës në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani përgjatë 2018 e 2019.

 

Dyshja e arrestuar dje dyshohet se bënte pjesë në grupin e strukturuar kriminal, drejtuesi i së cilës, jetmir kastrati ëshët dënuar nga shkalla e parë në Danimarkë.

 

Po ashtu pjesë e grupit që po vijon përballjen me drejtësinë në Apel, janë edhe 11 persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *