Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një takim me grupin e konsulentëve të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IPF12) dhe drejtues të Hekurudhës Shqiptare.
Në këtë takim u diskutua studimi dhe projekti teknik për linjën hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec, ku Elbasani ka një rol kyç në këtë korridor të rëndësishëm rajonal.
“E ardhmja e kësaj linje parashikon tren elektrik me shpejtësi deri në 120 km/orë, një projekt që vjen në vijim të bajpasit dhe që pritet të sjellë zhvillim të ndjeshëm në infrastrukturë dhe ekonomi për qytetin tonë”, theksoi Llatja.
Linja hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, që përbën një segment të rëndësishëm të Korridorit VIII, është aktualisht në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar.
Ndërtimi dhe rehabilitimi i kësaj linje do të sjellë përfitime të shumta, si shkurtimi i distancave të udhëtimit, rritja e sigurisë, si dhe reduktimi i emetimeve ndotëse në ajër që vijnë nga transporti rrugor./vizionplus.tv





