Subscribe

Provimet kombëtare të maturës shtetërore janë përmbyllur tashmë, ndërsa maturantët kanë në dorë vlerësimet për lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë e së fundmi edhe të matematikës.

 

Këtë vit nuk ka patur ankesa mbi vështirësinë e provimeve, por publikimi i tezave gjatë kohës së testimit është përsëritur, duke lënë pikëpyetje mbi ndikimin që ka patur.

 

Ekspertët e arsimit shprehen se dalja e tezave nuk përbën më problem, por hap rrugën për reflektim.

 

NORA MALAJ

ISH-ZV/MINISTRE E ARSIMIT

 

“Duke respektuar edhe ligjin e arsimit parauniversitar, matura tashmë duhet të jetë dalëse, që do të thotë: me këtë mbyllet kapaku dija e gjithë sistemit parauniversitar. Standardi i këtyre provimeve duhet të jetë ndërkombëtar. Jemi zonë evropiane dhe gjithë kurrikula jonë është evropiane prandaj edhe provimet përfundimtare mund të standardizohen në këtë nivel.”

 

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka deklaruar se dixhitalizimi i provimeve do t’i jepte fund problemeve të përsëritura ndër vite, por për këtë do të duhet kohë dhe infrastruktura e duhur.

 

Sakaq, efektiviteti i informatizimit gjithashtu ngre pikëpyetje mbi vlerësimin e drejtë dhe përgatitjen e duhur të nxënësve.

 

VALBONA NATHANAILI

EKSPERTE ARSIMI

 

 “Personalisht jam kundër që të bëhet vetëm në test, provimi i maturës shtetërore të ishte në dy faza, faza e parë testi dhe faza e dytë të jetë provimi me gojë. Ne kemi të rinj që nuk dinë të flasin, nuk dinë të shprehin një koncept shkencor, nuk dinë të recitojnë një poezi, pse duhet të digjitalizojmë çdo gjë në emër të digjitalizimit? Patjetër që ka shumë të mira digjitalizimi sepse na e lehtëson punën por le ta mbajmë aty ku na duhet dhe ka efekte.”

 

Ekspertët e arsimit vërejnë se pesha, që mbartin provimet e maturës shtetërore në përzgjedhjen e studimeve, po dëmton autonominë e universiteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *