Militantët myslimanë sunitë vranë të paktën 11 anëtarë të forcave iraniane të sigurisë dhe pësuan 16 viktima gjatë sulmeve ndaj selisë së Gardës Revolucionare iraniane në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan (Balochistan), njoftuan sot media shtetërore.

Përleshjet gjatë natës midis Jaish al-Adl dhe forcave të sigurisë u zhvilluan në qytetet Sabahar dhe Rask, njoftoi televizioni shtetëror.

“Terroristët kanë dështuar në qëllimin e tyre për të kapur shtabin e Gardës në Sabahar dhe Rask”, tha zëvendësministri i Brendshëm Mazid Mirahmadi në televizionin shtetëror.

Televizioni shtetëror raportoi se 10 anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë u plagosën në luftimet në lagjen e varfër, popullsia e të cilit është kryesisht suni.

Jaish al-Adl thotë se kërkon të drejta më të mëdha dhe kushte më të mira jetese për pakicën etnike Baloch në Iranin e dominuar nga shiitët.

Vitet e fundit ajo ka marrë përgjegjësinë për sulmet kundër forcave iraniane të sigurisë në Sistan-Baluchistan.

Rajoni, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin, ka qenë prej kohësh skenë e përleshjeve të shpeshta midis forcave iraniane të sigurisë dhe militantëve sunitë, si dhe kontrabandistëve të drogës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *