Përgjimi i dytë i publikuar nga BILD ka si protagonistë funksionarin e lartë të Administratës, Arben Keshin dhe deputetin Artan Gaçi.
Në këtë bisedë mes dy zyrtarëve të lartë të administratës diskutohet se si kryeministri Rama ka vlerësimin maksimal për deputetin Gaçi, të cilit i kishte lënë të gjithë zonën e Maqellarës.
Biseda mes Artan Gaçi dhe Arben Keshit”
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.





