Dy efektivë policie në Atlanta janë shkarkuar nga puna, pas forcës së tepërt të përdorur gjatë një proteste të zhvilluar të shtunën kundër racizmit.

Kryebashkiakja Keisha Lance Bottoms deklaroi se ky vendim u mor pasi rishikoi pamjet nga vendi i ngjarjes, të cilat i konsideroi tronditëse. Ajo u shpreh se ushtrimi i tepërt i dhunës është i papranueshëm.

Ndërkohë, edhe drejtoresha e Policisë, Erika Shields kërkoi falje për dhunën e përdorur, teksa i konsideroi shokuese pamjet.

Nga pamjet e kapura, kosntatohet një grup policësh duke tërhequr një grua nga automjeti, ndërsa përdori armë elektrike ndaj një burri. Më pas, gruaja, ashtu e shtrirë në tokë u arrestua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *