Gjermania do të bëjë të detyrushëm mbajtjen e maskave nga qytetarët për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në transportin publik në të gjthë Gjermaninë dhe kur bëhen pazare apo blerje të tjera.

Kancelarja Angela Merkel rekomandoi me forcë përdorimin e tyre javën e kaluar kur nisi të lehtësonte pak nga pak rregullat e izolimit.

Vende të ndryshme kanë lëshuar udhëzime të ndryshme për përdorimin e maskave për fytyrën.

Austria i bëri ato të detyrueshme kur bënte blerje në fillim të këtij muaji. Ndërsa Zvicra konfirmoi se nuk do t’i detyronte qytetarët e saj të mbanin maska. 

Instituti Robert Koch i Gjermanisë ka konfirmuar 145.694 raste me koronavirus dhe ka regjistruar gjithsej 4,879 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *