Subscribe

Bajern Mynih-Atletiko Madrid, PSG-Arsenal dhe Barcelona-Mancester Siti, këto janë supersfidat që ka rezervuar shorti i hedhur në Montekarlo ne takimet e vlefshme për Uefa Chempions League, kompeticion që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Vizion Plus dhe paketën Tring. Nënkampionet e Evropës, Ateltiko Madrid do të përballet në Grupin D me gjermanët e Bajernit, të cilët këtë sezon drejtohen nga tekniku italian Karlo Anceloti. Emocione pritet të përcjellin dhe takimet e Grupit C ku Barcelona e Luis Henrikes do të ndeshet me Mançester Sitin e Guardiolës. Goglat kanë rezervuar përballje të forta edhe në Grupin A, ku Paris Saint Zhermen do te takojë Arsenalin e Venger. Përballje më të lehta për skuadrat italiane, ku Juventusi do të ndeshjet me Seviljan dhe Lionin dhe Dinamon e Zagrebit në grupin e fundit. Ndërsa Napoli do të luajë takimin më të fortë në letër portugezët e Benfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *