Aktivitetet mes fermerëve dhe detyrat e tyre vazhdojnë të bëhen edhe më interesante.

Kësaj radhe është detyra e Mariana Kondit të marrë rolin si gjenerale e ushtrisë. Aktorja e ka marrë detyrën me shumë zell dhe i ka vendosur fermerët në rrjesht.

Lexo edhe :

Related Posts

E prerë ajo i ka dhënë urdhra “ushtarëve”, ku i ka bërë ata të fillojnë me ushtrimet e tyre fizike. Nuk kanë munguar as shakatë mes tyre si dhe “kritikat” që gjeneralja i ka bërë “ushtarëve” kur bëjnë gabime.

Urdhri që ajo i ka dhënë “ushtarëve” është të zgjojnë “ushtarët” e tjerë që janë në gjumë me këngën “Partizani i Vogël”.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!

Fermerët: Gati (të gjithë njëzëri)!

Xhesika: Para Partizan (me shaka)!

Mariana: Mos mi mos, se e kemi seriozisht. Valer, kur unë të them në luftë për çështjen e partisë duhet të thoni të gjithë njëzëri, gjithmonë gati. Në luftë për çështjen e partisë!

Fermerët: Gjithmonë gati (njëzëri)!

Mariana: Puka në rrjesht ke Mati, ke dalë shumë para. Djathtas kthehu!

Xhesika: Prap djathtas?

Mariana: Paraaaa, o Puka po ku po shkon o Puka? Po nuk e di të majtën dhe të djathtën? Paraaaa!/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *