Subscribe

Për të dytin vit radhazi, shkolla 9-vjeçare në fshatin Shezë ne Peqin nuk ka hapur dyert për nxënësit e saj.

 

Shkak për këtë është bërë dëmtimi i godinës nga tërmeti i vitit 2014-të. Një grup specialistësh gjatë një inspektimi të kryer rreth 2 vite më parë vendosën mbylljen e saj dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën e një fshati tjetër aty pranë. Mësimi për këta nxënës do të behej mbasdite.

 

Por edhe pse kane kaluar dy vjet nga mbyllja e shkollës në këtë të fundit nuk ka nisur asnjë punim. Kjo situatë ka ngritur në protestë banorë dhe nxënës të fshatit Shezë. Për më shumë se 30 minuta ata bllokuan edhe rrugën.

 

Të indinjuar nga indiferentizmi i bashkisë, prindërit paralajmërojnë se do ta vijojnë  rezistencën e tyre, duke mos i çuar fëmijët në shkollë.

 

Edhe fëmijët të cilët prej dy ditësh nuk shkojnë në mësim, me pankarta në duar kërkojnë shkollën e  tyre.

 

Drejtuesit e njësisë vendore thane se i kanë kërkuar ndërhyrje Ministrisë së Arsimit, por ajo nuk ka dhëne asnjë fond.

 

Në shkollën 9-vjeçare në Shezë të Peqinit ndjekin mësim edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, të cilëve tashmë u duhet të përshkojnë më shumë kilometra për të marrë mësim në turnin e pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *