Policia e Kucovës ka arrestuar katër të rinj të cilët ishin përfshirë në një konflikt të vjetër me njeri tjetrin.

 

 

Shtetasi me iniciale F.B, për shkak të një konflikti të hershëm për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

Në fakt I plagosuri gati një muaj më parë në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B që mori hak ndaj tre të rinjve.)

 

 

Policia e Komisariatit Kuçovë identifikoi dhe arrestoi në kohë rekord autorin, 25v vjecarin I cili akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”. Por edhe tre të rinjte me iniciale E.K, A.K dhe Sh.P, akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.

 

 

Të arrestuar:

 

 

•F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.

E.K, 29 vjeç,
•A.K, 17 vjeç
•Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *