Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur Ministrisë së Financave në lidhje me çështjen e privatizimit të zonës së ish-Serës tek Unaza e Re.

 

Në reagimin e saj PD thekson se është e provuar me dokumente se “Inerte Ekspres” i përket Edmond Begos, sipas tyre mikut të Taulant Ballës.

 

Po ashtu PD thekson se nga kjo kompani janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

 

“Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave.  Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës  mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.

A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?

Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *