Selia blu ka reaguar për djegien e makinës  fgjatë protestës së opozitës duke theksuar se nuk ishin protestuesit shkaktuesit e kësaj ngjarje.

 

Në reagimin e saj PD-ja thekson se makina aty është lënë me qëllim dhe nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

 

“Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *