Subscribe

Nje nga betejat e demokrateve ne kete mandat do te jete ajo kundër komunizmit. Enkelejd Alibeaj, i cili kryeson grupin e punës per hartimin e nje kuadri ligjor per ndalimin e përdorimit te simbolikes komuniste sqaron arsyet e kësaj lëvizje politike 27 vjet pas rrëzimit te diktaturës.

 

“Kohet e fundit besoj është shume i freskët fakti qe sinjale te forta te ringjalljes te kësaj simbolike, te këtij frymëzimi komunist, qofte me emërime ne poste te larta shtetërore, qofte me parakalime te pankartave te Enver Hoxhes, te përdhosjes se flamurit shqiptar. Te gjitha keto janë arsye shume te forta qe duhet ta shtyjnë jo nje parti politike, por nje shoqëri te tere qe te beje minimalisht nje pastrim, nje purifikim te memories se vet”.

 

Alibeaj sjell shembullin e Italisë, e cila këtë vit miratoi nje ndryshim ligjor, i cili parashikon 6 muaj deri ne 2 vjet burg për përdorimin e simbolikes fashiste. Por demokratet do t’i referohen eksperiencës gjermane dhe masat ligjore qe ata kane marre ne raport me nazizmin dhe komunizmin. Sipas Alibeajt, përtej betejës kundër simbolikes, duhet vene ne lëvizje mekanizmi ligjor qe tashme ekziston per te dënuar ata qe kane kryer krime gjate regjimit komunist.

 

“Nëse kemi fakte, nëse kemi te dhëna, nëse kemi viktima ende gjalle, dëshmi te gjalla te atij sistemi te cilat përbejnë vepra penale sipas atyre parashikimeve qe ekzistojnë, sot ne kodin penal mire është qe mekanizmi i procedimit penal te vihet ne jete. Ndryshimet ligjore qe ne besoj do te artikulojmë, do te synojnë pikërisht këtë gjë; zhdervjellzimin e këtij mekanizmi, procedimi penal per te gjithë ata qe kane kryer dhe mbajnë mbi kurrizin e tyre këto veprash ndaj shoqërisë shqiptare, gjate sistemit komunist”.

 

Por qe e gjithë kjo te mos mbetet retorike, per te miratuar ndryshimet ne kodin penal, PD ka nevoje per konsensusin e mazhorances, për te arritur kuorumin prej 84 votash.

 

“E di fare mire qe nuk i kemi votat per ta miratuar, por ne argumentin e kemi, shoqëria shqiptare e ka argumentin, ka edhe nevojën dhe kjo është si te thuash nje steke morale, te cilës ne i qasemi me këtë lloj iniciative ligjore”.

 

Pak dite me pare, kreu i PD Basha takoi drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri per te marre ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *