Subscribe

Në  një kohë që në Bularatg zhvillohej ceremonia përkujtimore për Konstandinos Kaçifas, pak kilometra më tutje, në sheshin e Çercizit në Gjirokastër një grup qytetaresh shqiptare dhe patriotesh kanë zhvilluar një tubim paqësor.

 

Ata kthyen në vemendje faktin se pikërisht pas vdekjes se Kacifas në Bularat, dhuna dhe racizmi ndaj shqiptarëve është shfaqur në forma të ndryshme deri edhe ekstreme në Greqi.

Organizatorët akuzuan politikën shqiptare si të paaftë dhe përgjegjëse për këtë situatë dhe mbi te gjitha hajdute te ketij kombi.

 

Nuk kane munguar në protesten me moton “Kuq e Zi” edhe thirrjet drejtuar konsullates shqiptare e cila sipas pjesmarresve duhet te kerkoje falje per vrasjet e shqiptareve te pafajshem.

 

Tubuesit kane kerkuar nga shteti shqiptare te shpalli “non grata”  Janullatos, Spiro Kseren, Vangjel Dulen dhe Vangjel Tavon pasi sipas tyre kane shkelur kushtetuten shqiptare.

 

Nga ana tjeter ata kanë dhënë mesazhe bashkëjetese me Greqinë e minoritetin grek.

 

Thirrja e tyre i drejtohet  Agimit të artë;

 

-Mos na provokohemi se jemi 100 herë më shumë trima.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *