Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ju drejtua me një thirrje qytetarëve që të mos refuzojnë vaksinën kundër koronavirusit.

 

Në rrjetet sociale, ai tha se nuk duhen dëgjuar as politikanët që u kërkojnë të mos vaksinohen, as ata që e “shesin” si arritje të tyren imunizimin e popullatës.

 

“Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota. Edhe të tjerët, që ju thonë se po të mos ishin ata, ju nuk do të vaksinoheshit kurrë, nuk ju duan si njerëz, por vetëm si votues më 25 prill. Kurse ne ju kërkojmë të vaksinoheni, duke injoruar të parët dhe pa ua ditur për borxh të dytëve. Ndihmoni në fillim shëndetin dhe pastaj votoni për bindjen tuaj!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *