E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sfida e luleve, Bes Kallaku del “kundër” Agait, ndan çmimin me grupin humbës

Agai vendosi në oborrin e fermës 50 vazo, ku fermerët të ndarë në dy grupe do duhet të gjenin emrat e saktë, përkatësisht 25 lule për secilin grup.

Grupi i parë përbëhej nga Artemisa, Mariana, Elsa, Çiljeta, Gloria, Renisi dhe Valeri, ndërsa grupi i dytë përbëhej nga Dijonisi, Ditea, Flori, Albano, Gledisi, Baby G dhe Xhesika.

Sfida u fitua nga grupi i dytë , me vetëm një pikë diferencë.

Por, spektaklin e sotëm, Agai vendosi që sfida të dilte barazim.Kjo erdhi edhe pas deklaratave të grupit të parë, ku shpreheshin se grupi i dytë bën me hile.

Reklamë

Por, Besi si kryeplaku i fermës vendosi që dhuratat t’ua jepte grupit humbës, pasi kishin emrat më të vështirë të luleve. Bes Kallaku doli kështu kundër rregullave të Agait, por Fjoralba u shpreh se ky vendim i kryeplakut u pranua nga Agai.

/vizionplus.tv/

 

Më shumë video

Reklamë