Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim zhvilloi këtë të martë takime me drejtuesit e partive politike në Shkodër, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Diplomatja tregoi se në fokus të bisedës ishte këmbëngulja e Shteteve të Bashkuara për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra, ndërsa diskutuan edhe për lidhjen midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Kim iu bëri thirrje qytetarëve që të përdorin votat për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

“Ishte një kënaqësi të kaloja sërish kohë me qytetarët e mrekullueshëm të Shkodrës, duke biseduar për gjërat që kanë rëndësi për ta, për çfarë shqetësohen, për çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre. Biseduam se përse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra. Fola gjithashtu edhe për lidhjen midis Demokracisë, Mbrojtjes dhe Biznesit. Shpresoj të mund të sjellim më shumë investime amerikane në veri, por përpjekjet duhen bërë nga të gjithë. Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t’i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *