Partia Demokratike i kërkon deputetit Aqif Rakipi te dorëzoje mandatin e deputetit pas aksidentit tragjik ku humbi jeten nje 54-vjeçar. Ne nje deklarate per mediat, partia me e madhe e opozitës thekson se Rakipi duhet te shkoje para drejtësisë si qytetar i thjeshte e jo si deputet.

 

PD ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj, po i jep mbrojtje deputetit te partisë per Drejtesi Integrim dhe Unitet. Per Partine Demokratike mbrojtja nga kryeministri është i vetmi shpjegim per faktin qe prokuroria nuk ka hedhur asnje hap per te hetuar deputetin Rakipi, i cili ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, vepër qe dënohet deri ne nje 1 vit burg.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *