Subscribe

Nis era “Panuçi” ne kombëtaren kuq e zi. Trajneri i ekipit kombëtar Kristian Panucci ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore, respektivisht të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

 

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

 

Bien ne sy prurjet si Ivan Balliu i Metz i biri i nje shqiptari dhe nje spanjolleje, Hysen Memolla qe luan ne Kroaci per Hajdukun e Splitit dhe Valon Ahmedi i Mariborit ne Slloveni. Ashtu siç pritej, jane lene jashtë Taulant Xhaka, i cili nuk ju përgjigj interesit te trajnerit per t’u takuar pak kohe me pare ne Zvicër, por edhe i mesfushorit tjetër Ergys Kaçe.

 

Keto takime jane mjaft te rëndësishme per renditjen përfundimtare te Shqipërisë ne vendin e trete ne grupin eliminator te botërorit, çka do te përkthehej ne shortin e ardhshëm per evropianin ne një vazo me te mire. Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot, në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, mister Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së, per t’u përgjigjur interesit te gazetareve.

 

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *