Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi...

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez...

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të...

Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani...

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me...

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht dronë dhe...

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia...

Pakistani bllokon aplikacionin TikTok

9 Tetor 20:25

Pakistani njoftoi se ka bllokuar aplikacionin TikTok, i cili është në pronësi të Kinës, për shkak të dështimit në filtrimin e përmbajtjes “jo të moralshme dhe të turpshme”.

Ndalimi vjen pas “ankesave nga segmente të ndryshme të shoqërisë”, tha Autoriteti i Telekomunikacionit në Pakistan (PTA) më 9 tetor.

TikTok ishte paralajmëruar më parë që të filtroj një përmbajtje të tillë, por dështoi të respektojë udhëzimet, tha PTA.

Rregullatori shtoi se do të rishikonte ndalimin e tij, në raste se TikTok zbaton ndonjë mekanizëm që do të pastronte përmbajtjen e paligjshme.

TikTok tha se është i vendosur të respektonte ligjin në tregjet ku ofrohet aplikacioni për shpërndarjen e videove.

“Ne kemi qenë në komunikim të rregullt me PTA dhe vazhdojmë të punojmë me ta. Ne shpresojmë të arrijmë një përfundim që na ndihmon të vazhdojmë t’i shërbejmë komunitetit”, tha kompania.

TikTok, në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë, është vënë në vëzhgim në shumë vende të botës ndërsa popullariteti i saj u rrit, përfshirë midis të rinjve pakistanezë, të cilët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë së vendit konservator.

Usama Khilji, drejtor i grupit pakistanez për të drejtat digjitale Bolo Bhi, e quajti vendimin “një tradhti ndaj normave demokratike dhe të drejtave themelore të garantuara nga kushtetuta”.

Aplikacioni TikTok “përdoret nga miliona njerëz dhe është një burim i të ardhurave për mijëra krijues, veçanërisht ata që vijnë nga qytete dhe fshatra më të vegjël”, tha ai.

Ndalimi i TikTok në Pakistan vjen disa muaj pasi platforma e transmetimit të drejtpërdrejtë me bazë në Singapor, Bigo Live, u bllokua për të njëjtën arsye. Pakistani ka paralajmëruar edhe YouTube për të filtruar “vulgaritetin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Nga aktivistët e lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut këto masa janë vlerësuar si një përpjekje për të kufizuar rrjedhën e lirë të informacionit në internet./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Pakistani tik tok

Nga e njëjta kategori

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

më shumë...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov

më shumë...

Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet

më shumë...

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës rajonale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:47

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”,...

10:34

Dhunohet me sende të forta efektivi i...

10:27

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin...

10:01

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga...

9:50

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi...

9:37

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67...

9:14

Irani: Askush nuk do të shesë naftë...

8:25

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:00

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani...

7:25

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:45

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht...

6:27

Zjarr në Voskopojë, ndërhyrje me forca zjarrfikëse...

5:59

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë...

5:53

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie...

5:42

Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy...

5:29

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32...

5:09

Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me...

4:17

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis...

4:05

Nafta kapërcen 200 lekë, shqyrtohet rikthimi i...

4:04

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • Po riparonte një defekt në rrjetin elektrik, humb jetën puno...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.