Subscribe

Këtë javë Shqipëria ishte në fokusin e Organizatës Botërore të Turizmit, e cila zgjodhi vendin tonë për të zhvilluar takimin e radhës. Natali Bayona drejtore ekzekutive e kësaj organizate sqaron arsyet pse OBT vendosi  të zgjedhë Shqipërinë.

Njëkohësisht  ajo evidenton se kush janë pikat e forta të Shqipërisë turistike  dhe pse ia vlen investimi në këtë sektor. Këto komente Natali Bayona i dha gjatë një interviste me gazetaren Rajmonda Lajthia.

Pjesë nga intervista:

Pse u zgjodh Shqipëria për një event të tillë?

Shqipëria “all senses”, Shqipëria në të gjithë senset, slogani  turistik i një vendi kaq mahnitës. Mund të them se Shqipëria po udhëheq rritjen më të madhe turistike në rajon e më gjerë. Me një rritje prej më shumë se 54%  dhe me impresion pozitiv në rritje, ky është vendi i duhur për të evidentuar bashkëpunimin mes shtetit dhe privatit, por edhe për të theksuar atë çka po bën unioni europian në aspektin e promovimit të këtij sektori. Sigurisht edhe për të sjellë në këtë vend ministra dhe nivele të larta për të diskutuar mbi të ardhmen turistike- tha Natali Bayona drejtore ekzekutive e OBT

Ju publikuat dhe udhërrëfyesin me treguesit ekonomik të vendit. Pse sipas jush një investitor i huaj duhet të investojë në vendin tonë, kush janë pikat e forta?

Fillimisht dua të them stabilitetin, këtu kam parasysh jo vetëm stabilitetin politik, që është  vendimtarë,  por edhe stabilitetin ekonomik. Rritja ekonomike është   3.6% në vitin 2023 dhe po kaq pritet dhe këtë vit. Sektori i shërbimeve është shumë i rëndësishëm në këtë vend, por ajo çka ne pëlqejmë shumë është që ky vend është i lidhur ngushtë  me agroturizmin, që është dhe dega e dytë më e rëndësishme brenda sektorit. Faktori i tretë është prodhimi i produkteve bio. Pra keni tre faktorë të rëndësishëm, që janë avantazhues. Rëndësi kanë edhe politikat fiskale, iniciativat, përjashtimet nga taksat, inovacioni, e teknologjia, etj. Të gjithë këto janë element kyç dhe vendimtarë për një investitor. Sa i përket aspektit të shifrave, vendi është duke shpërthyer, 10 mln turistë  në vitin që lamë pas, 8500 shtretër të rinj. Është e pabesueshme. Për aq kohë sa ju doni të tërhiqni më shumë turistë këtë vit dhe nëse doni që ky vend të bazohet në aktivitetin turistik të dhënat janë shumë impresionuese dhe duhen promovuar.

Po pikat e dobëta cilat janë dhe çfarë sugjerimesh keni?

Sugjerimi im në spektrin e të bërit biznes është që ju po kërkoni për rinj të fokusuar në aspektin e teknologjisë dhe duhet lidhur teknologjia  me të gjithë hotelet që po ndërtohen. Pra duhet të përdorni teknologjinë që t’i shërbejë këtij sektori dhe për  ta nxitur atë të bëhet edhe më tërheqës.

Si e shihni të ardhmen e këtij sektori?

Shqipëria, siç e përmenda është një shembull pozitiv sa i përket performancës së këtij sektori, nga stabiliteti tek investimet. Kur shohim faktet dhe shifrat, vendet si Zvicra, Austria Italia që janë dhe investitorët kryesorë, kjo është sinonim i seriozitetit, i angazhimit, ndaj le të vazhdojmë kështu, pasi imazhi juaj po përmirësohet në të gjithë botën dhe puna që ju po bëni është sinjifikative. Në udhërrëfyesin tonë ne kemi një kapitull të posaçëm për pozicionin e Shqipërisë, sa i përket turizmit  elitar. Ju und të shkoni drejt këtij lloj turizmi nëpërmjet investimeve në shërbime më elitare si dhe duke organizuar konferenca dhe evente të mëdha  biznesi. Qeveria ka një plan për të promovuar më tej investimet në marina që janë një element i rëndësishëm në tërheqjen e turizmit elitar-përfundoi drejtorja ekzekutive e OBT –së./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *