Subscribe

Në përfundim të takimit që patën “kokë më kokë”, kryeministri Edi Rama dhe homolohgu hungarez, Viktor Orban folën për mediat.

 

Orban e quajti Edi Ramën një mik të madh të Hungarisë, ndërsa nuk la pa veçuar faktin se ka fituar tri palë zgjedhje rresht. Kjo, sipas shefit të qeverisë hungareze, është diçka e jashtëzakonshme.

 

“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet. Kjo është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj.”

 

Edhe një herë tjetër ai përsëriti se negociatat për Shqipërinë duhet të hapen, pa kushte të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *