Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vijuar edhe këtë të premte aksionin para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në protestë morën pjesë deputetë, asamblistë e drejtorë komunalë. Ata akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për bllokim institucional dhe centralizim të pushtetit.
Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, përdori tone të ashpra ndaj Kurtit, duke e akuzuar për keqmenaxhim të financave publike, rritje të kostove të energjisë dhe blerje të barnave nga Serbia.
“Qeverisja e Albin Kurtit ka dështuar. Ka shpenzime të mëdha, probleme me energjinë dhe barna të blera nga Serbia.”
PDK-ja dhe Aleanca kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.
/vizionplus.tv





