Operacioni Forca e Ligjit u ndal këtë të hënë në Tiranë. OFL kërkoi nga shtetasit L. D. dhe A. B. që të deklarojnë pasurinë e tyre.

 

Shtetasit L. D. dhe A. B. janë të dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim.

 

Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

 

Më herët në Tirane u është dërguar formulari i pasurisë shtetasve me iniciale A.L., i dënuar më herët në Itali për vrasje në rrethana cilësuese.

 

Formulari i është çuar edhe E. D., i cili ka qenë dënuar për shkatërrim të pronës me zjarr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *