Pavarësisht spekulimeve pa fund që është bërë gjatë këtyre javeve mbi zbulimin e një vaksine kundër armikut më të madh të botës, COVID 19, Organizata Botërore e Shëndetësisë flet me “këmbë në tokë”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, tha se duhen 12-18 muaj që ndoshta të kemi gati një vaksine kundër këtij virusi që po I merr jetën mijëra njerezve në mbarë globin.

Në daljen e përditshme për mediat në lidhje me situatën  globale të COVID-19, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vaksina për këtë koronavirus është ende shumë larg të qënit një gjë e prekshme dhe reale.

Dhjetera shkencetare në mbarë botën, Gjermani, SHBA, KIne, Itali, Japoni, Izrael, Australi etj po punojnë për këtë gjë por ky është një proces që kërkon kohën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *