Subscribe

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ritheksuar rëndësinë e shpërndarjes së drejt të vaksinave për të luftuar sa më shpejtë pandeminë e koronavirusit.

 

Kreu i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, tha se vetëm një përqindje e ulët në vendet e varfra ka arritur të vaksinohen.

 

TEDROS GHEBREYESUS

KREU I OBSH-së

“Nga mbi 780 milion doza të administruara globalisht, më shumë se 87% u janë dhënë njerëzve në vendet me të ardhura të larta ose të mesme. Vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë vetëm 0.2% të vaksinave të prodhuara globalisht.”

 

Por edhe pse vaksinimi është një proces i domosdoshëm për të luftuar pandeminë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk mjafton për ta mposhtur atë.

 

“Mbikëqyrja, testimi, gjurmimi i rasteve , izolimi, karantina dhe respektimi i distancimit social, ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të virusit dhe uljen e numrit të viktimave. Moszbatimi i tyre po nxit transmetimin dhe kushton jetë. Në një moment kur ne ende nuk i kuptojmë plotësisht pasojat afatgjata të infeksionit për ata që mbijetojnë.”

 

Numri i rasteve me Covid në rang global, sipas ekspertëve është rritur për të shtatën ditë radhazi dhe fundi i pandemisë është ende shumë larg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *