E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nurellari: Shqipëria ka shkuar tatëpjetë! Opozita ka vënë mend…

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus politologu, Adri Nurellari u shpreh se sipas tij referuar raporteve ndërkombëtare, Shqipëria ka shkuar tatpjetë me rekorde negative. Sipas tij, është opozita ajo që ka vënë mend.

Adri Nurellari: Me votat e 2017-ës, ta zëmë se njerëzit rrinë siç kanë qenë. Për mendimin tim ka shkuar tatëpjetë. Në përgjithësi, po të shikojmë renditjet, në shumë renditje ndërkombëtare, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar

Reklamë

Alban Dudushi: Domethënë, vetëm duke ndenjur tek 2017-ta, me këtë situatët të re, thua ti, që janë koalicionet, PS-ja është e humbur?

Adri Nurellari: Po, sepse ata 52%  të ndarë në dy lista përkthehen në 73-74 deputetë të sigurtë. Pra, I mori 74 PS-ja, sepse I gjeti ata të shpërndarë dhe shumë vota nuk u përkthyen në mandate. Kjo gjë nuk ndodh më! Opozita ka vënë mend. E ka pësuar, dhe do jenë bashkë…

Më shumë video

Reklamë