Subscribe

Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe parespektim të masave kundër Covid-19, partite politike në Kosovë përmbyllën fushatën përzgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, politologu Adri Nurellari u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës, është barriera e fundit për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Nurellarit, partitë e tjera po flirtojnë për të arritur një koalicion me të.

Adri Nurellari: Po shohim tani ku partite ndryshme flirtojnë edhe i shkelin syrin, për shembull AAK është shprehur haptazi edhe pse garon me listë tjetër që pret të formojënjë koalicion me të. Pra, në një fare mënyre me bashkësinë e Partisë Demokratike të Koosvës, që është barriera e fundit, që e pengon z.Kurti..

Alban Dudushi: Në ç’kuptim e pengon?

Adri Nurellari: Sepse u pa edhe gjatëkohës që ishte në pushtet, që e vetmja parti që bënte opozitë, e vinte para përgjegjësisë, kërkonte llogari, ka çuar shkeljet në Gjykatë Kushtetuese, ka çuar padi atje, dhe ka bërë konkretisht opozitë konstruktive dhe jo agresive, kurrsesi jo të dhunshme, si në kohën e Haradinaj etj etj. Por, ama ka bërë opozitë, kurse të tjerat kanë flirtuar, kanë mashtruar dhe në këtë mënyrë kuptohet që z.Kurti me qasjen e vet ka shtuar dhe vota dhe shumë qytetarë thonë përderisa AAK ose partia tjetër do nënshtrohet më mire votoj direkt tek Kurti sesa tek partitë e tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *