Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, politologu, Adri Nurellari, u shpreh se lidhur me mundësinë e fitores për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk e shikon se ku do t’i gjejë votat. Sipas Nurellarit, nuk ka ndonjë ndryshim elektoral nga tetori i 2019-ës.

“Nuk ka ndryshime thelbësore prej 6-Tetorit. Kafshoi diçka nga LDK-ja, mendoj unë, largimi i znj.Osmani. Pavarësisht fryrjes së madhe, zhurmës që ajo bën, nuk mendoj se do të bëjë ndonjë dëm të madh brenda LDK-së, ngelet për t’u parë, pra i vetmi ndryshim që mund të ndodh i është që LDK-ja ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, të humbasë një pjesë të elektoratit që ka një simpati, dashamirësi, përkundrejt znj.Osmani. Partia Demokratike e Kosovës e ka solid elektoratin, mendoj se mund edhe të rikuperojë nga votat e humbura, sepse ky vit i opozitës konstruktive, por edhe një ndjesi revolte prej largimit dhe shkuarjes në Hagë të dy liderëve e ka mobilizuar. AAK-në e shikoj goxha të konsoliduar, sepse i ka 7 komuna, ka qëndruar gjatë në pushtet dhe ka shpërnda favore. Ka autoritet dhe kjo besoj se do reflektohet në vota, kështu që nuk e shikoj se ku do e marrw… ku do i gjejë votat?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *