Subscribe

Neser është afati përfundimtar për pranimin e fletëvotimeve me postë nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit  në Kosovë.

Mbledhja e komisionit qendror kete të martë ka vijuar me përplasje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares se komisionit.  Sami Kurteshi, nga vetevendosja ka kerkuar që të shtyhet afati per votat me postë deri më 13 shkurt. Por propozimi u rrezua, raporton Vizion Plus.

 

Nderkohë liderat e partive politike kanë vijuar me tubimet e fushatës zgjedhore. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, prezantoi programin qeverisës.

 

AVDULLAH HOTI

 

“Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara nga qeverisja e Lidhjes Demokratike e Kosovës Prishtina do të shndërrohet jo vetëm në kryeqytet modern por në qendër administrative të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, dhe në nyje, mbi të gjitha në nyje rajonale të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe përtej Prishtina do të jetë nyje lidhëse për hekurudhat modern të rajonit dhe më gjerë.”

 

Levizja Vetevendosje së bashku me nismën “Guxo” vizituan Mitrovicën. Albin Kurti dhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani i premtuan qytetareve kushte me te mira jetese.

 

ALBIN KURTI

 

“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap pra pa balotazh mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dal nga shumicë gjithëpopullore qytetarë. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”

 

VJOSA OSMANI

 

“Nëpër borë e nëpër shi nuk ka kush e ndal vullnetin për ndryshim dhe Mitrovica sot vetëm po e rikonfirmon këtë siç u konfirmua edhe në takimet e mëhershme që kishim edhe në Cabër, e me sportistë dhe minatorë. Jam e bindur se siç ka qenë ky qytet pishtar i ndryshimeve në të kaluarën, ashtu do jetë edhe kësaj radhe e mbi të gjitha nëpërmjet qeverisjes sonë dhe nëpërmjet listës sonë të përbashkët do arrijmë që Mitrovicës t’i krijojmë kushte e perspektiv e cila i ka munguar deri tani.”

 

Nderkohe Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve beri me dije se deri më tani janë pranuar 14 mijë e 987 pako të fletëvotimeve nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *