Policia ka vënë në shënjestër të gjithë ata që nuk zbatojnë aktin normativ, që ndalon dasmat e festat pa distancë fizike.

Në Bulqizë u gjobit me 1 milion lekë një person, që kishte organizuar dasmë në oborrin e banesës së tij. Gjatë ndërhyrjes, efektivët panë që një numër i madh personash kishin shkelur protokollet e sigurisë.

Të njëjtën gjobë morën edhe pronarët e dy restoranteve në Berat. As ata nuk kishin zbatuar masat anti-COVID. Më herët u gjobit edhe një pronar lokali në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *