Keshilli kombetar i partise demokratike zgjodhi organet kryesore qe perbejne ekipin me te cilin Basha do te synoje te sjelle te djathten ne pushtet.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
Një nga arritjet e mëdha të Partisë Demokratike dhe të këtij Këshilli janë pikërisht njerëzit e propozuar .
Pa gare e me votim te hapur, keshilli ka zgjedhur nenkryetaret e PD, Edi Paloken e Edmond Spahon. Pa gare eshte zgjedhur kryetari i keshillit Bujar Nishani, Arben Ristani tek komisioni i apelimit, e Alfred Rushaj tek bordi financiar; ne shkelje te statutit i cili parashikon votim te fshehte per keto poste.
Te vetmit qe jane futur ne votim te rregullt kane qene kandidatet per sekretariatin dhe 50 kandidatet per kryesine.
Zgjedhjet e kryetarit te PD, Basha per ekipin drejtues u komentuan publikisht vetem nga Ervin Salianji I cili nuk eshte pjese e kandidateve edhe pse deri dje mbante postin e sekretarit per aksionin qytetar.
ERVIN SALIANJI
DEPUTET I PD
Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët.
Risia me e madhe e propozimeve te lulzim bashes mbetet emri i Gazmend Bardhit i cili eshte favorit ne garen per te qene numri dy i partise demokratike.





